LifeStyle

Nuk do mund ta shihni më, kur dikush ju a lë “seen” në Instagram

Platformat e komunikimit sa më shumë kohë që kalon, akoma më tepër risi sjellin për të gjithë përdoruesit. Së fundmi ndryshimi më i ri që ka sjell Instagram lidhet me mesazhet “seen”. Me opsionin më të ri tashmë krijohet mundësia që ta shihni mesazhin dhe të shmangni shënimin “seen” ose “parë” për personin me të cilin jeni duke komunikuar.

Këtë njoftim e ka bërë vetë CEO i platformës, Marck Zuckenberg dhe Adam Mosseri në profilet e tyre, Instagram.

“Morëm përshtypjet tuaja dhe nisëm të testonim një opsion të ri që ju lejon të hiqni etiketimet “seen” në mesazhet tuaja. Shumë shpejt, përdoruesit do të mund të zgjedhin kur do t’i lejojnë të tjerët të shohin se e kanë lexuar mesazhin e tyre”, shkroi Mosseri.

Gjithashtu ky ndryshim është shtuar së fundmi edhe në Messenger