ShowBizzz

“Nuk do të fitojë asnjë sfidë…”/ Selin habit Rogertin me veprimin në moment të fundit

Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë një sfide ku vuri në provë durimin dhe bashkëpunimin e tyre. Ata u ndanë në çifte dhe duhej që të qëndronin të veshur me të njëjtën bluzë për pesë orë. Çifti që do të rezistonte më gjatë do të fitonte një çmim surprizë. Gjatë sfidës, banorët u përballën me detyra që kërkonin koordinim dhe bashkëpunim.

Ata duhet të gatuanin së bashku, të kujdeseshin për pamjen e njëri-tjetrit.

Por surpriza nuk vonoi. Kur erdhi momenti i prezantimit të orës. Selin vendosi të prishte rregullin e sfidës.

Ajo hoqi bluzën e përbashkët dhe prezantoi orën vetëm, duke lënë banorët e tjerë të habitur. Selin shpjegoi vendimin e saj duke thënë se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte ndonjë sfidë përballë saj.

Të Ngjashme