ShowBizzz

‘Nuk dua që fëmija im të përjetojë të njëjtën gjë’, Sofiela tregon në Love Island historinë e jetës së saj

v
Gjatë një bisede me Xhoanën, Sofiela ka folur pak më shumë për veten, duke zbuluar edhe historinë prekëse të fëmijërisë së saj. Teksa po fliste për dëshirën që ka për të krijuar familje e për të bërë fëmijë, ajo ka treguar se është rritur pa baba.

Ky rrëfim erdhi pasi Xhoana i propozoi që të bëjë një fëmijë me invitro, pa pasur nevojë për një partner.

Sofiela tha se i ka munguar dashuria e babait prandaj nuk do donte kurrë që fëmija i saj të përjetonte të njëjtën gjë.

“Unë jam rritur me vështirësi, pa një prind. Më ka munguar dashuria e babait dhe prandaj e kërkoj shumë”, u shpreh Sofiela.