Situata e tensionuar që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas mbërritjes së zarfit të zi vijon të prodhojë reagime edhe jashtë formatit. Së fundmi, një deklaratë e drejtpërdrejtë ka ardhur nga babai i Elijonës, i cili ka komentuar publikisht zhvillimet më të fundit.
Në një lidhje live në TikTok, ai u shpreh hapur në mbështetje të vendimit të produksionit, duke e cilësuar atë si një masë të nevojshme për situatën e krijuar. Sipas tij, veprimet dhe deklaratat e Labinot Rexha kishin kaluar kufijtë e pranueshëm, duke shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe te publiku.
Babai i Elijonës theksoi se, në këndvështrimin e tij, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ruajtur standardet e komunikimit dhe respektit.
Deklaratat e tij nuk u kufizuan vetëm te dinamika e spektaklit. Ai ngriti edhe një shqetësim për ndikimin që situata mund të ketë në jetën publike të këngëtarit pas përfundimit të formatit. Me tone të ashpra, ai u shpreh se nuk do të dëshironte të ishte në vendin e Labinotit kur të dalë jashtë shtëpisë, duke nënvizuar se, sipas tij, imazhi publik i tij është cenuar.
“Nuk e di qysh ai njeri do me jetu kur të dalë jashtë. Çfarë ka bërë është e rëndë, nuk mund ta parashikoj atë njeri në publik,” deklaroi ai gjatë transmetimit live.
