Ish-miss Kosova dhe Diaspora, Juliana Nura foli sot në emisionin “S’e Luan Topi” në lidhje me eliminimin nga “Dancing With the Stars” por edhe për jetën e saj personale.
Juliana ndau në studio kujtime nga fëmijëria e saj, ku nuk munguan as lotët.
Juliana foli për momentet e vështira që ka kaluar gjatë luftës në Kosovë. Ajo tha se ishte vetëm 8 vjeçe kur filloi lufta dhe se në atë periudhë u desh që babai i saj të kthehej në Kosovë për të luftuar, ndërsa Juliana me pjesën tjetër të familjes mbetën në Finlandë.
“Unë isha vetëm tetë vjeçe kur lufta e Kosovës filloi dhe ajo na demoralizoi shumë si familje sepse unë rrjedh nga një qytezë si Drenica që njihet tashmë që ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe troje të tjera. Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar, ndërsa ne mbetëm në Finlandë“, tha Juliana.
Ajo tregoi agoninë e madhe dhe merkaun për babanë që e kishte në luftë.
“Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë. Nuk e dinim a ishte gjallë, apo jo babai”, tha mes lotësh Juliana.
Ajo tha se lufta e Kosovës e ka lënë me trauma.
“Ankthi i një fëmije që priste për një telefonatë të hidhur, ajo është një traumë që me kalimin e viteve bëhet i madh. E ke si një ndjesi përbrenda që do të shpërthesh, por nuk mundesh. Kur mua më duhet të flas për fëmijërinë më kujton gjithmonë luftën e Kosovës, fatkeqësisht. Nuk është aspak e lehtë të flasësh për këtë gjë dhe kam vendosur të mos flas për këtë”, u shpreh Juliana.
Ndër të tjera ajo tha se në atë kohë familja e saj në Finlandë merrte mesazhe nga Kosova, të cilat shpesh herë ishin të gabuara. Juliana solli shembullin me familjarët e nënës së saj që jetonin në Prekaz.
“Kemi marrë shumë shpesh mesazhet e gabuara dhe demoralizoheshim shumë. Mamaja ime vjen nga Prekazi legjendar dhe kemi marrë lajme që u masakrua gjyshi, u masakruan pastaj familjarët e mamit dhe më pas familjarët e babait”, tha ish-miss Kosova dhe Diaspora.
Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë.
Ndërkaq Juliana theksli se lufta në Kosovë është pjesë e familjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe është një gjë që nuk kalon.
“Është një dhimbje që të kujton se sa shumë kemi vuajtur për këto tradita, për gjuhën e bukur shqiptare”, tha Juliana.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb