Kuriozitete

Nuk e dinit! Kjo është arsyeja e pazakontë përse flokët yndyrosen më shprejt

Edhe pse yndyra në vetvete nuk është e keqe, sepse e mban lëkurën e kokës të shëndetshme dhe parandalon që flokët tanë të bëhen të brishtë dhe të tharë, nëse e kemi shumë, mund të sjellë probleme të ndryshme.

Më shpesh, njerëzit ankohen për humbje të shpejtë të flokëve, kruajtje dhe zbokth. Siç shpjegojnë parukierët, një arsye e pazakontë është shpesh ndër shkaktarët kryesorë të yndyrës së flokëve dhe nuk ka të bëjë fare me larjen.

Bëhet fjalë për stresin. Ashtu si stresi mund të shfaqet në fytyrat tona me shfaqjen e puçrrave, akneve, rrathëve të errët ose skuqjes, mund të shfaqet edhe në skalpin tonë. Ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve që mund të çojnë në rritjen e prodhimit të yndyrës në lëkurën e kokës. Pra, nëse flokët tanë janë më të yndyrshëm se zakonisht, mund të jetë një shenjë se duhet të ngadalësojmë pak në jetë dhe të gjejmë kohë për relaksim.

Arsyet e tjera pse flokët yndyrosen më shpejt mund të jenë larja shumë shpesh ose jo tërësisht, përdorimi i produkteve të gabuara të kujdesit, prekja e shpeshtë e flokëve, mungesa e vitaminave B dhe ndryshimet e papritura hormonale si menopauza ose shtatzënia.