Efektet që ndodhin në organizëm për shkak të konsumimit të pijeve të gazuara kanë qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve të fundit.
Lidhur me këtë, shumë studime kanë raportuar se këto pije kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve tek konsumatorët.
Moderatorja Aulona Musta, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, tha se prindërit janë fajtorë që këto pije konsumohen nga fëmijët.
Teksa ajo nuk e lejon gocën e saj, Amarën t’i konsulomë, tha se shpesh “sulmohet” nga persona e tjerë të cilët e quajnë edhe shtrigë për faktin që nuk e lejon vajzën t’i pijë.
Aulona Musta: Pijet e gazuara në familjet shqiptare janë si ujë, madje më shumë pihet ajo pija me gaz se sa uji. Fëmija është pasqyrim i prindit, atë gjë shikon, atë sjellje. Që kur do të heqësh etjen ti merr pijen me gaz. Dhe pastaj prindërit thonë “hë mo se njëherë nuk bëhet gjë”. Me thonë mua “ti je si shtrigë”.