ShowBizzz

“Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”, Naomi Campbell sjell në jetë fëmijën e dytë

Naomi Campbell ka sjellë në jetë një djalë.

Supermodelja, 53 vjeçe, e bëri të ditur lajmin në Instagram të enjten, duke thënë se “nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë” pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Duke shpërndarë një foto të të porsalindurit, Naomi po përqafonte djalin e vogël, ndërsa vajza e saj dy vjeçare, e mbante për dore.

Ajo shkroi: I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar tej mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na nderove me praninë tënde.

Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, ndihem e bekuar! Mirë se vjen djali im. Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.

View this post on Instagram

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

Njoftimi surprizë i Naomit vjen pasi ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë, në maj 2021.

Në një intervistë për “Vogue” britanike, Naomi këmbënguli se vajza e saj nuk u adoptua ndërsa zbuloi fytyrën e saj për herë të parë.

Duke folur për British Vogue në korrik të vitit të kaluar, ndërsa po pozonte me vajzën e saj për një xhirim ekskluziv të kopertinës, modelja konfirmoi se “ajo nuk u birësua – ajo është fëmija im”.

Megjithatë, ajo pranoi se shumë pak prej miqve dhe familjarëve e dinin se ajo po planifikonte të bëhej nënë. /abcnews.al