ShowBizzz

Nuk është Luizi, ja kush ish-banor i “BBV” ka fituar më shumë ndjekës në Instagram gjatë kësaj jave

Teksa në rrjetet sociale shohim çdo ditë një “luftë”  për të triumfuar, ja se cilët ish personazhe të BBV kanë fituar më shumë ndjekës.

Në vend të gjashtë qëndrojnë Kristi Aliaj dhe Keisi Medini.

Në vend të pestë Kiara që ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

Në vendin e katërt gjendet Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.

TS Poll - Loading poll ...

Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa duke u renditur kështu në vend të tretë.

Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar.

Ndërsa vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit.