Albi Nako nuk është më beqar!
Koreografi i njohur ka zbuluar sot se është në lidhje dashurie, mirëpo nuk zgjodhi të tregonte asgjë më shumë. Teksa ishte i ftuar në “S’e luan topi”, atij iu kërkua që t’i dërgonte një mesazh partneres, e dedikimi na habiti.
”Tomi…”- kaq tha Albi, duke shkelur syrin te kamera.
Ky dedikim surprizoi edhe moderatoren, por Albi tregoi se nuk do të zbulojë asgje më shumë, pasi kërkon që lidhja të mbetet private.
“Jam bërë supersticioz, kur bëhen dedikime. Nuk e di pse. Është sikur të hanë në sysh, ti mbajmë ca gjëra për vete”- tha Albi.
View this post on Instagram