ShowBizzz

Nuk flasin pas Big Brother? Efi i thotë të gjitha me këtë gjest që bëri ndaj Luizit

Luizi dhe Efi krijuan miqësi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, miqësi e cila u kris nga ditët e fundit për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Megjithatë teksa afronte finalja ata u bënë sërish miq.

Tani që spektakli ka mbaruar të gjithë janë kuriozë për marrëdhënien e tyre. Efi ka treguar se nuk ka mundur të takohet me Luizin dhe Kiarën për shkak të angazhimeve të tyre, gjë që ka shkaktuar edhe shumë komente.

Për t’i dhënë fund fjalëve, Efi ka bërë një postim në Instastory ku ka publikuar këngën e re të Luizit duke treguar kështu se marrëdhënia e tyre është e mirë. Madje edhe Luizi e ka ripostuar postimin e Efit.

Nuk flasin pas Big Brother? Efi i thotë të gjitha me këtë