ShowBizzz

Nuk fshihen më, zbulohet lidhja e Melindes me menaxherin e saj

Krahas muzikës, reperja Melinda Ademi është përfolur jo pak edhe për jetën private në mediat online.

Prej kohësh kanë qarkullur lajme lartë e poshtë se ajo është në lidhje me menaxherin e saj, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

Mirëpo sot Melinda postoi në ‘Instastory’ një video ku shihet duke shkuar në një vilë bashkë me të, teksa duket e emocionuar.

Nga ana tjetër Melinda po vazhdon të korrë sukses me karrierën e saj në muzikë. Projekti i saj i fundit është na bashkëpunim me Bardhin, “Ferrari” e në pak ditë ka arritur me miliona klikime.