![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/nuk-i-haj-te-emblat-keisi-refuzon-publikisht-kristin_647e53a8d82f0.jpeg?resize=659%2C357&ssl=1)
Duket se Keisi nuk i ka pritur mirë deklaratat që Kristi ka bërë pas Big Brother VIP duke u shprehur se nuk do kthehej kurrë me Keisin dhe se nuk kanë patur komunikim. Tani që Kristi po përpiqet të rregullojë marrëdhënien mes tyre duke mbetur miq, Keisi e ka refuzuar.
Gjatë rubrikës “Mos i bjer me top” në “E diell”, Ronaldo Sharka ka telefonuar Keisin, duke i thënë se Kristi dëshironte të linte një takim me të për t’i dhuruar disa çokollata.
“Keisi i meriton ca çokollata belge”, i tha Kristi nga telefoni, mirëpo Keisi e ka refuzuar. Ajo ka postuar këtë moment në InstaStory dhe ka shkruar: “Nuk i haj të ëmblat”.