Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar krisjen në miqësinë mes Heidit dhe Eglës në ditët e fundit.
Sipas tij, Heidi e ka mbyllur këtë raport pasi nuk i interson më në këtë pikë të lojës. Ai thase Heidi është një lojtare inteligjente dhe po e bën çdo gjë për të arritur në finale.
Arbër Hajdari: Ato merreshin vesh dhe me sy ishin të afërta por pse ndryshoi tani. Heidit nuk i ka diskutuar lufta me Eglën. Ndërsa tani jemi 4 javë para finales. Si lojtare inteligjente, nuk i intereson marrëdhënia me Eglën. Se të kesh aq shumë situata dhe pastaj të thuash u mbush kupa, si erdhi kjo mbushja e kupës?
Heidi: Erdhi kur Egla nisi duke goditur herë pas here Romeon dhe pastaj duke më sulmuar dhe mua. Egla ka ndryshuar, është absurde që nuk duket.
Egla: Kjo është çështje interesash dhe ka shumë banorë që e duan finalen. Nuk shoh arsye tjetër se pse kjo marrëdhënie të ndërpritet me thikë në këtë moment për të nxjerrë keq Eglën.