Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt rrëfeu se dy fëmijët e cifit po qëndrojnë te prindërit e Naim Murselit, i arrestuar për organizimin e vrasjes së 30-vjeçares. Leonardi pohoi se fëmijët janë duke e kërkuar me ngulm nënën e tyre. “Nuk i kemi treguar. Ata vazhdojnë e kërkojnë. Janë shumë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të”.
Ai tha se janë munduar të mos ua bëjnë të ditur atyre krimin makabër.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi sot masë paraburgimi për T.D, i dyshuari i katërt që besohet se lidhet me vrasjen e Liridona Murselit.Liridona u vra më 29 nëntor, në një fshat afër Prishtinës.Për tre burrat, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasje – përfshirë bashkeshortin e saj Naim Murselin – gjykata e ka vendosur masë të njëjtë paraburgimi, ditë më parë. Ditët e fundit është arrestuar i dyshuari i katërt, T.D.
Sipas një komunikate të lëshuar nga gjykata, i pandehuri dyshohet që nëse gjendet në liri, mund të ndikojë te të dëmtuarit dhe në dëshmitarë.