ShowBizzz

Nuk ishte Victoria, pse shoqëruesja e David Beckham tërhoqi vëmendjen e mediave

Wimbledon është rikthyer dhe tribunat e tij janë mbushur me personalitete të njohura që tregojnë interesin për zhvillimin e ndeshjeve. Në ditën e tretë të kampionatit mori pjesë edhe David Beckham i cili u shoqërua nga mamaja e tij, Sandra. 74-vjeçarja ka shoqëruar djalin e saj duke zgjedhur një xhaketë dhe top në ngjyrë nente dhe i ka kombinuar me pantallona të bardha.

I pranishëm në tribuna ka qenë edhe legjenda e tenisit Roger Federer, me të cilin David Beckham nuk ka munguar të bëjë një foto përkujtimore. “Në Wimbledon me zotin Wimbledon,” vuri në dukje ylli 48-vjeçar.

Ish-ylli i fushave ka pozuar në krah të tenistit zviceran me një xhaketë dhe pantallona të bardha teksa ka kompletuar look-un e tij me një kravatë kafe me stampa.

Paraqitja e tij ishte vetëm një ditë pas 24 vjetorit të martesës me Victorian.

“Partnerit më të mirë, mamit dhe shokut të pijes (shumicën e kohës)”, shkroi David Beckham në dedikimin e tij, duke postuar një foto nga rinia e tyre.

Çifti janë bashkë që nga viti 1997. Ata njoftuan fejesën e tyre një vit më vonë dhe u martuan në 1999 pasi kishin djalin e tyre të parë, Brooklyn. Sot ata janë prindër të lumtur të katër fëmijëve./abcnews.al