Lajme

“Nuk jam i partive, jam Çlirimi i UÇK-së”, mesazhi i organizatorit të protestës në Prishtinë

Organizatori i protestës së mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, Çlirim Haziri, i është drejtuar mijëra qytetarëve të pranishëm me një fjalim të prerë e të drejtpërdrejtë, duke distancuar kauzën e tubimit nga çdo ngjyrim politik partiak.

Para protestuesve që mbanin flamuj kombëtarë dhe emblema të UÇK-së, Haziri theksoi se përkatësia dhe zëri i tij lidhen vetëm me vlerat e luftës çlirimtare.

Sonte dua ta them shumë qartë: Unë nuk jam Çlirimi i Vetëvendosjes, unë nuk jam Çlirimi i PDK-së, unë nuk jam Çlirimi i LDK-së, unë nuk jam Çlirimi i AAK-së. Unë jam Çlirimi i UÇK-së!“, tha ai.

Kjo deklaratë ndezi sheshin, ku masa e tubuar shpërtheu në brohoritje të njëzëshme “UÇK! UÇK! UÇK!“.

Të Ngjashme