ShowBizzz

“Nuk jam i penduar” – Rogerti shokon publikun me negativitet

Rogerti ka vazhduar me deklarata të forta ndaj Malit në shtëpinë e BBVA, duke sqaruar pse e ka cilësuar atë si “jo shqiptar”. Sipas tij, ky vlerësim lidhet me faktin se Mali nuk ia kishte dhënë dorën babait gjatë vizitës së tij në shtëpi.

Ai theksoi se ky veprim e kishte shtyrë të dyshonte në lidhjen e Malit me familjen dhe identitetin e tij, duke e përdorur këtë si argument për fjalët e rënda të bëra gjatë javës.

Pavarësisht reagimeve të forta të publikut dhe emocioneve të Malit gjatë Prime-it, Rogerti deklaroi hapur se nuk është aspak i penduar për sjelljen e tij ndaj banorit, shkruan Kosovarja.



ks

Të Ngjashme