ShowBizzz

Nuk jeni gati ta shihni ç’ndryshim ka bërë Ermal Mamaqi në pamjen e tij për ‘Dy gisht mjaltë 2’

Kemi pritur me padurim “Dy gisht mjaltë 2” dhe më në fund xhirimet do të nisin së shpejti dhe filmin do të mund ta shohim këtë dimër.

Që nga roli i Danit në serialin “H.O.T” në 2021, Ermali i ka mbajtur flokët e gjata, por tani po i pret sërish për “Dy gisht mjaltë 2”

Ermali ka postuar sot disa foto me një model të ri dhe duhet thënë se përveçse i shkojnë shumë, jemi kurioz për zhvillimin e ngjarjeve në film.

Kujtojmë se Elvana do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”. Pas suksesit me koncertin “Dekada” që elektrizoi stadiumin Air Albania, Elvana pritet që këtë herë t’i mbledhë fansat në kinematë shqiptare me rikthimin në rolin e Emës.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”