LifeStyle

Nuk ju kushtojnë vëmendje kur flisni? Provoni këto dy teknika

Ju ndoshta nuk jeni një dëgjues/e aq e mirë sa mendoni! Në fakt, për shumicën e njerëzve të dëgjuarit e të tjerëve jo gjithmonë është e lehtë

Shumë profesionistë besojnë se janë të vëmendshëm, por 70% e tyre gati nuk e kanë sensin e dëgjimit në vendin e punës, kjo sipas një raporti nga University of South California.

Me fjalë të tjera, duhet të jeni të zgjuar nëse doni të kapni vëmendjen e dikujt.

Ja dy teknika të thjeshta dhe praktike që mund t’ju ndihmojnë në këtë situatë, shkruan HuffPost

1. Mos thoni asgjë

Jeni në një dhomë takimesh, duke biseduar me kolegët. Një nga gjërat më të mira për të bërë nëse doni të tërhiqni vëmendje për t’i bërë njerëzit të heshtin është të qëndroni përballë tyre dhe të mos thoni asgjë. Thjesht të ngriheni fizikisht në një pozicion ku të gjithë mund të të shohin, mund të jetë një ide e mirë për të “vjedhur” interesin e të gjithëve.

Duhen vetëm katër sekonda që heshtja të bëhet e sikletshme, sipas një studimi psikologjik holandez. Mund të jetë e pakëndshme edhe për ju, por ngathtësia “zakonisht i tërheq njerëzit”.

2. Bëni një deklaratë provokuese

Të thuash diçka me ndikim ose provokuese mund të ketë një efekt të ngjashëm me tërheqjen e vëmendjes së të të tjerëve karshi jush. E thënë thjesht, mos kërkoni kontroll, thjesht demonstrojeni atë.

Ushtrimi i kontrollit, qoftë duke bërë një pyetje, duke qëndruar në heshtje ose duke shprehur një lloj fjalie provokuese, do t’i ndihmojë që njerëzit t’ju dëgjojnë.