ShowBizzz

Nuk ka më dyshime! Olsi Bylyku konfirmon në këtë mënyrë lidhjen e re me gazetaren

Pak muaj pasi u bë publike ndarja e bujshme e Olsi Bylykut dhe Egli Tako, u bë me dije se aktori kishte dikë tjetër në krah.

Teksa fansat e çiftit kishin shpresa për rikthim, Olsi ishte xha në një romancë me gazetaren e Tv Klan, Denada Lura.

Lajmi krijoi një bujë të madhe në rrjetet sociale, ama dyshja preferoi mos të bënte asnjë reagim publik.

Mesa duket nga buja e krijuar e dashura e aktorit ishte sulmuar në rrjetet sociale, ndaj vendosi të mbyllte llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo ajo tashmë ka hapur një llogari tjetër, duke mos vendosur emrin e saj të plotë dhe ndiqen nga shumë pak veta, ndër ta edhe Olsi Bylyku.

Ky veprim konfirmon gjithashtu romancën e tyre duke mos lënë vend për dyshime.



lokimagazine