LifeStyle

Nuk kanë mëshirë! Njihuni me shenjat “e akullta” të zodiakut

Shfaqja e ndjeshmërisë dhe dhembshurisë konsiderohet një virtyt. Në fakt, ne nuk duhet të jemi tepër të ndjeshëm ose të tepruar në shfaqjet tona emocionale që të konsiderohemi njerëz të dashur. Mirëpo, ka nga ata që as që e shfaqin.

Bricjapi

Bricjapët nuk kanë energji të mjaftueshme për t’u kushtuar vëmendje ndjenjave dhe emocioneve, veçanërisht atyre të njerëzve të tjerë, pasi përqendrohen në punën e tyre. Ata e kanalizojnë vendosmërinë e tyre në arritjen e ambicieve të tyre, gjë që mund t’i bëjë ata të duken të njëanshëm ndonjëherë.

Binjakët

Binjakët janë “fluturat sociale të zodiakut” të cilët lëvizin nga grupi në grup, biseda në bisedë dhe nga tema në temë, shpesh duke u bërë një maskë në varësi të kujt kanë të bëjnë. Për shkak se ata janë kaq socialë dhe duan të përfshihen në çdo bisedë, temë apo projekt, ata kanë tendencë të flasin pa menduar ose pa u kushtuar vëmendje ndjenjave të njerëzve të tjerë.

Dashi

Si shenja e parë e zodiakut, Dashi është lider. Ata shpesh janë aq të përqendruar tek vetja dhe mënyra se si mund t’i arrijnë më mirë qëllimet e tyre saqë ndjenjat e njerëzve të tjerë humbasin. Ata janë shumë pasionantë dhe mund të jenë egoistë, impulsivë dhe arrogantë. Ata gjithashtu udhëhiqen nga Marsi, planeti i veprimit, kështu që ka të ngjarë të grinden me ju pa asnjë arsye.

Akrepi

Akrepi, një shenjë komplekse e ujit me një mendje të mprehtë, është jashtëzakonisht i ftohtë dhe i mbyllur në karakter. Heshtja dhe sarkazma janë armët e tij, të cilat nuk e ka problem t’i përdorë shumë shpesh. Ata tregojnë një anë më të butë emocionale ndaj atyre që kanë më afër, por edhe në këto situata, Akrepat janë të pasionuar, por në të njëjtën kohë të largët.

Virgjëresha

Në krye të listës së shenjave më pak emocionale është Virgjëresha. Ata që i përkasin kësaj shenje janë shumë kritikë dhe nuk e kanë problem të vënë në dukje të metat e njerëzve të tjerë. Atyre nuk u intereson se sa fort u përpoqët për diçka, nëse nuk shkoi siç ata duan, është gabim. Ata i shohin gjërat vetëm përmes logjikës, asnjëherë emocionalisht, gjë që i lë të paaftë për të kapur shenja specifike që lidhen me mënyrën se si ndihet personi tjetër.

Ata mund të mbyllin lidhjet ose marrëdhëniet dhe të shkëputen lehtësisht dhe shpejt, pa u kujdesur për tjetrin apo pa shikuar prapa.