Sipas një raporti të ri, çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk flasin më me njëri-tjetrin. Martesa e këngëtares së hitit “On the Floor” me fituesin e Oscarit është “rrënuar” nga thashethemet për divorc muajt e fundit.
Bëhet me dije se dyshja nuk janë më në kontakt qoftë personalisht apo përmes telefonit, raportoi TMZ të hënën. Për më tepër faza e fundit e çiftit pa kontakt po ngadalëson planet e tyre të divorcit.
Çifti i cili u martua në korrik 2022 ka një kontratë paramartesore dhe e vetmja pasuri që u ka mbetur për të ndarë është rezidenca e tyre prej 68 milionëdollarësh në Beverly Hills, e cila është aktualisht në shitje.
Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, dyshja nuk kanë punësuar avokatë divorci dhe në vend të kësaj po kërkojnë nga menaxherët e biznesit të tyre të përpunojnë detajet.