ShowBizzz

Nuk kursehet Luiz Ejlli, qeras të gjithë fansat me shampanja në koncert

Pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi Ejlli po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur. Në një çast gjatë mbrëmjes, ai u tha të pranishme se ka paguar shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.

Artisti ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.