Albano dhe Flori biseduan së bashku për sfidat që kanë ndodhur deri më tani në “Ferma VIP”, por edhe emocionet që kanë ndjerë.
Albano u shpreh se ai është ndjerë i ofenduar nga fermerët, për shkak të një sfide të dhënë nga Agai.
Sipas tij, fermerët u ndanë në dy grupe, por askush nuk dëshironte ta kishte atë në skuadër
Siç tregoi, Ditea dhe Dijonisi ishin kryetarët e dy grupeve dhe duhej të zgjidhnin fermerët, por atë dhe Elsën e zgjodhën të fundit.
Ai tha se sfida kishte të bënte me lojëra inteligjence, por dyshimi që fermerët treguan ndaj tij e ofenduan atë.
“E di kur jam ndjerë i ofenduar? Ishte natën kur u eliminua Valeri dhe Dijonisi dhe Ditea u ndanë në dy grupe. Kishte të bënte me lojëra inteligjence, mua dhe Elsën na zgjodhën të fundit. Isha duke parë vërdallë çfarë po ndodh? Nuk e di, a dyshuan tek unë?”, u shpreh Albano. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram