Pas përplasjeve të fundit rreth zgjedhjes së Presidentit, Vjosa Osmani në një iftar në Lipjan foli për nevojën e ruajtjes së “urave të komunikimit”, duke theksuar se palët në fund gjithsesi përfundojnë sërish në të njëjtën tavolinë. Në këtë iftar pranë saj ishte edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili së fundmi është dorëhequr nga partia e themeluar nga Osmani.
Pas kësaj reagoi veprimtari Saim Tahiraj, duke kritikuar ashpër presidenten Osmani.
Ai shkroi në Facebook se veprime të tilla nga klasa politike po i bëjnë dëm vendit, duke theksuar se ata që veprojnë në këtë mënyrë nuk e meritojnë votën e qytetarëve.
“Presidentja e Shtetit Laik me bashkpuntorë! A janë të vetëdishëm kjo klasë politike që sa dëm po i bëjnë vendit me veprime të tilla. Nuk meritoni voten tonë, tëgjithë ju që veproni në këtë mënyrë”, shkruan Tahiraj në Facebook.
