Ekziston një mendim se meshkujt nuk i kushtojnë rëndësi detajeve të vogla dhe shohin vetëm gjërat sipërfaqësore. Mirëpo, gjinia mashkullore thellë thellë interesohet për disa gjëra që mbase nuk ju kishin shkuar në mendje. E mira është t’i mësoni dhe t’i shfrytëzoni në avantazhin tuaj.
Shprehjet e fytyrës
Ndoshta surprizoheni, por meshkujt nuk vënë re vetëm sinjale të dukshme si lotët ose buzëqeshjet. Ata gjithashtu shohin lëvizjen e syve dhe pakënaqësinë e lehtë ne buzë. Është absolutisht e gabuar të mendosh se burrat nuk mund të lexojnë emocione. Aftësia për të lexuar fytyrat u jep atyre një mundësi për të kuptuar se çfarë duan gratë edhe para se t’i njohin. Ky komunikim joverbal (pa fjalë) mund të nxisë burrat, sepse i ndihmon ata të ndihen të veçantë.
Ngjyrat e veshjeve
Ky truk është shumë i thjeshtë. Të gjithë e dinë se ngjyrat ndikojnë në humor, emocione dhe në oreksin tonë në mënyra të ndryshme. E kuqja simbolizon energjinë dhe pasionin, e zeza elegancën, besueshmërinë dhe drojën ndërsa roza ngrohtësinë dhe ëmbëlsinë. Pra, kur një grua zgjedh një ngjyrë të caktuar për të dalë me të dashurin ose bashkëshortin, ajo dërgon sinjale për humorin e saj.
Pijet që ajo preferon
Preferencat në pije si edhe në ushqim dhe rroba, mund të tregojnë shumë për një person. Disa meshkuj i kushtojnë rëndësi se çfarë porosit e dashura e tyre. Ata vënë re gjithashtu nëse gratë konsumojnë alkool për të kuptuar nëse janë apo jo të varura.