Lajme

Nuk ndalet Mirel Mërtiri, publikon fakte: Klodian Braho udhëton me kriminelë

Mirel Mërtiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë për emisionin e “Çim Peka Live” se prokurori i SPAK, Klodian Braho ka udhëtuar jashtë vendit me kriminelë. Ai pretendon se ka fakte për të, madje ka bërë një kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mërtiri i është referuar sistemit TIMS ku sipas tij rezulton se Braho ka udhëtuar drejt Greqisë me persona me precedentë penal. “Ky fakt”, evidenton Mirel Mërtiri, “nuk është deklaruar në Vetting duke i shpëtuar kësaj procedure”.

“A e dini ju se Klodian Braho ka udhëtuar jashtë vendit me kriminelë? Unë e kam kallëzuar në SPAK. Ai i ka shpëtuar Vettingut duke mos treguar të vërtetën. Ka udhëtuar në Greqi me persona, me precedentë penalë”.

© Credits Syri.tv

TS Poll - Loading poll ...

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo