Lajme

Numërohen rreth 80% e votave me postë, VV kryeson bindshëm, LDK renditet e dyta

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) janë numëruar rreth 80% e votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm me mbi 70% të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.64%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.33%.

Ndërkohë, bazuar në rezultatet e përgjithshme të përmbledhura nga KQZ për votat e deritanishme, Vetëvendosje ka siguruar 50.52% të votave ose 462,487 vota në total. PDK renditet e dyta në nivel vendi me 20.48% ose 187,455 vota.




Të Ngjashme