Lajme

Nuredin Ibishi fillon dëshminë në Hagë

Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me epitetin komandant “Leka”.

Fillimisht, pyetjet për këtë dëshmitar i nisi prokurorja Silvia D’Ascoli, e cila po prezantonte dokumente që janë deklarata të mëhershme të Ibishit të dhëna më parë për autoritetet e drejtësisë.

“Jam mundu ta them të vërtetën, e nëse ka ndonjë mospërputhje do të mundohem ta sqaroj”, tha Ibishi.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Ibishit do të zgjasë rreth një a po dy ditë, e që prej kësaj kohe, 2 orë e gjysmë janë paraparë për pyetje të ZPS-së. Ndërsa, për mbrojtjen e viktimave rreth 20 minuta. E, për mbrojtjen e të akuzuarve rreth gjashtë orë.

Por, seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër.

“Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxireni dëshmitarin. Dëshmitar do të bëjmë një pu…”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.