Pas dhjetë viteve bashkë vendosën të martohen. Rina dhe Getoar Hoxha është çifti nga Peja, i cili vendosi që ceremoninë e dasmës ta bëjë ndryshe nga tradicionalja.
Nusja vendosi që në ditën e saj më të veçantë të veshë një fustan të bardhë të shkurt dhe atlete.
Pos kësaj, ka vendosur që edhe grimin ta bëj të thjesht.
Këtë dasmë nuk e bëri interesante vetëm nusja. Edhe dhëndri vendosi që pikërisht në atë ditë ta shfaqë talentin e tij për muzikën, duke i kënduar nuses.
Dasma e çiftit u komentua shumë në rrjete sociale.
Për më shumë detaje nga kjo dasmë, ndiqni videon në vazhdim.