2
Policia ka njoftuar se të enjten në Prishtinë dyshohet se një grua ka rrahur vjehrrën e saj.
Prokurori është informuar për rastin mirëpo e dyshuara ende nuk është intervistuar.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori, e dyshuara ende nuk është intervistuar, rasti është duke u hetuar”.
