Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si Salt Bae, ka bërë rrëfimin prekës për jetën e tij, duke nisur që nga varfëria e deri tek suksesi botëror.
Gjatë një interviste për Corriere Della Sera, ai tregoi se familja ka qenë shumë e varfër, dhe se mishi, tashmë specialiteti i tij, ka munguar në tavolinat familjare.
Pavarësisht se tashmë është një person i pasur falë punës që ka bërë që prej moshës 13-vjeçare, ai vijon të shkojë çdo ditë në restorantet e tij, madje u shpreh se mbërrin i pari dhe largohet gjithmonë i fundit.
“Në moshën 13, kur fillova të punoja në kasap kam parë biftekun e parë. Në shtëpinë time nuk pamë kurrë mish, ishim aq të varfër sa në tavolinë kishte vetëm një fetë bukë dhe një domate. Dita ime e parë e punës ka qenë në një kasap në Stamboll 50 kilometra larg shtëpisë. Isha 13 vjeç dhe punoja nga 6 e mëngjesit deri në mesnatë. Kam fjetur në një kolltuk brenda dyqanit. Unë jam një sipërmarrës që punon çdo ditë prej 26 vitesh, i pari që vjen dhe i fundit që largohet. Unë kurrë nuk kam bërë pushime, nuk fle shumë gjatë natës. Biznesi nuk fle kurrë”.
Kasapi më i pasur në botë, tashmë një sipërmarrës i suksesshëm me 32 restorante dhe 4000 punonjës, është bërë i njohur falë veprimit të përhapjes së kripës (Bae do të thotë para kujtdo tjetër).
“Është diçka që vjen nga zemra, vula ime. Pak si Ronaldo kur shkon “siuuu” pas golit. U bëra popullor sepse ndryshova industrinë ushqimore dhe aspiratat e mia: para meje, të qenit kasap nuk kishte tërheqje. Kush donte të martohej me një kasap? Fëmijët donin të ishin avokat ose astronaut: tani ata ëndërrojnë për Nusretin”.
Për sa i përket jetës private, ai tregoi se preferon të jetë beqar, pasi rutina e tij është shumë e ngarkuar dhe se nuk ka kohë për jetë në çift. Ndër të tjera preferon të bëjë një jetë luksi.
“Deri në moshën 20 vjeç, kam veshur rroba dhe këpucë dy madhësi më të mëdha se sa kam marrë nga bamirësia. Sot dua luks. Po, jam beqar. Kam një jetë shumë të ngarkuar për çiftin”.
Salt Bae’s new Boston restaurant, Nusr-Et, opens this weekend
Nusreti zbuloi se tashmë i ka blerë një vilë prindërve të tij, gjithashtu dëshiron të bëjë dokumentar për jetën.
“Prindërit nuk dinë të lexojnë, një ditë më thanë: “Na shpjego çfarë po ndodh”? I bleva një vilë në Pasali. Do të doja të bëja një dokumentar për jetën time. Mendoj se mund të frymëzojë njerëzit”.
“Nëse nuk je i lumtur, nuk mund të jesh i suksesshëm: duhet të harrosh të djeshmen dhe të fokusohesh në të tashmen, duke mësuar nga e kaluara”, përfundoi Nusret Gökçe.