Shëndetësi

Nutricionistja Diola Dosti: Kjo eshte arsyeja perse une e ha cdo mengjes kete ushqim te preferuar

Përpos shijes së mirë, ajo ka edhe vlera shumë të mëdha në organizëm.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Diola Dosti ndau disa këshilla për teleshikuesit, ndërsa tregoi edhe benefitet e shumta që marrim nga konsumimi i paces së kockave.

Paçja sidomos e këmbëve, por edhe e trurit është shumë e mirë sidomos për fëmijët që vuajnë nga çrregullimi I spektrit autizmit.

Mbi të gjitha ka kolagjen natyral, paçja lufton rrudhat, realisht nëse pacja shoqërohet edhe me elementë që kanë vitamincë c e cila është një promotor I kolagjenit.

Pra është një lloj kompozimi shumë I mirë që të ndihmon të luftosh rrudhat nga brenda.

Ndërsa për ata persona që shqetësohen për yndyrnat në organizëm, ajo tha se yndyra e këtij ushqimi mbetet ndër më të shëndetshmet.

Yndyra nuk është dicka e keqe kur përdoret në sasi optimale dhe yndyra duhet të jetë bazë cdo ditë, flas gjithmonë npër yndyrën e shëndetshme që vjen nga pacja, ulliri avokado.

Pacja është ndër ushqimet tradicionale shqiptare më e shëndetshme dhe për këtë jam e bindur.

Gjithashtu ajo theksoi se paçja është një ushqim tepër ndihmues për personat që vuajnë nga dhimbja e kockave.

Madje për të gjithë personat që kanë probleme me kockat, jo vetëm moshat e treta por edhe atltetët që mund të kenë një frakturë, ndrydhje, të kockave, një ndër recetat më të mira është paçja sidomos nëse përfshini edhe selinon.

Personat që kanë probleme me kockat duhet të kenë në tavolinë këto tre elementë, pjatën me pace, vitaminën c dhe lëngun e selinos.

Ndër të tjera, nutricionistja Diola Dosti u shpreh se shpeshherë edhe ajo vetë konsumon pace herët në mëngjes, për benefitet e shumta që kjo recetë tradicionale ka në organizëm.

Unë ha pace në mëngjes, kam një vend që shkojë shpesh në mëngjes dhe konsumoj pace.

Edhe pse shpesh bëj agjërime të ndryshme, por ndonjëherë më teket që në 8 të mëngjesit unë shkojë ha pace, I hipi makinës, dhe shkoj te paçja nga Gjirokastra.