Lajme

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Policia e Kosovës ka arritur të nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit amerikan, 24-vjeç i cili u aksidentuar në Prevallë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se trupi është nxjerrë rreth orës 21:00

“Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit. Në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, ka thënë Bytyqi për teve1.info.

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Të Ngjashme