ShowBizzz

“O m’ka rreh babi”, degradon debati Azem-Buci, ky i fundit bën shaka me dhunën në familje të Azemit

Një debat tejet i ashpër është zhvilluar sot brenda shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, mes Bucit e Azemit.

Gjithçka kaloi limitet kur dy banorët filluan t’i komentonin veprimet e njëri-tjetrit përball njerëzve tyre të afërt.

“Unë nuk tutna kur t’më vjen një femën, e me u dridh, e tani me u ulë atj”, u dëgjua teksa i tha Azemi-Bucit, duke iu referuar natës kur gruaja e këtij të fundit hyri në shtëpi për t’ia tërhequr vërejtjen.

“Edhe unë me dalë me kajtë për babën ooo m’ka rreh babi shumë, babi m’ka rreh shumë, mos m’rreh ma”, ironizoi Buci me rrëfimin prekës të Azemit të bërë pak kohë më parë ku tregoi për tentim vetëvrasjen pas dhunës së ushtruar nga babai i tij.

Ishte Adri i cili ndërhyri mes dyshes për ta qetësuar gjendjen e tejet tensionuar, teksa Buci u arsyetimin se Azemi ia përmendi gruan.