Lajme

“O palaço i popullit! O tradhtar” Endri Shabani përballet me qytetarin në kafene: Ç’a bën video për facebook, jam me prindërit! (DEBATI)

Endri Shabani, avokat i Popullit, është përballur sot me një sulm verbal në kohën kur konsumonte kafenë me prindërit e tij.

Në një ngjarje që ishte enkas e planifikuar për të bërë video e për ta publikuar në rrjetet sociale. Video u bë virale në një kohë të shpejtë. Një nga qytetarët i thotë ti vijë turp, duke e ofenduar “Palaço i Popullit”. Ndërkohë një tjetër e filmon.

Endri Shabani përpiqet të arsyetojë me të, ti thotë se është i shoqëruar nga prindërit. “Po si mund të bësh video për facebook”? e pyet Shabani. Por djali “agresor” vazhdon me akuzën e tij: tradhtar! Duke i thënë që të vijë turp!

Gjithë këto situata ndodhin në një kohë kur aktivistë ndjekin zyrtarë të lartë e deputetëve, në aktivitetin e tyre të përditshëm, në punë ose jashtë pune, me njerëzit e familjes apo shoqërinë e tyre, për ti filmuar, diskretituar dhe nxjerrë në publik.

Një histori që filloi me deputetët, vazhdoi me gazetarët si në rastin e Bled Manes dhe vazhdon me shumë të tjerë të administratës, të shigjetuar tashmë nga persona të ndryshëm, pa u prezantuar për kauzat që përfaqësojnë.

Të Ngjashme