ShowBizzz

“O yll je shumë simpatike”- Flet aktorja e njohur pasi pretendon se e ka ngacmuar Luiz Ejlli

Disa javë më parë, ish-aktorja e “Al-Pazar”, Eriselda Shllaku, u bë lajm në portale pasi pretendonte se e kishte “ngacmuar” Luiz Ejlli.

O yll je shumë simpatike“, ishte ky mesazhi që i erdhi aktores në një “Ask me a question”, por që në fakt ishte një adresë ‘fake’ me emrin e këngëtarit, që i shkruante asaj.

Sot, e ftuar në “Zgjohu me MCN”, ka qenë vetë aktorja e cila ka folur për këtë situatë.

Ajo u shpreh se foton e mesazhit e kishte postuar menaxheri i saj duke qenë se ishte një emër që përmendej kudo por ishte “në kuadër të lojës”.

Gjithashtu, Eriselda shtoi se ajo është mjaft e njohur prej vitesh tashmë dhe nuk ka nevojë të përdorë emrin e një personazhi për reklamë, madje personazhet e tjerë po e përdornin emrin e saj për reklamë.

Deklarata e plotë e aktores:

View this post on Instagram

A post shared by ZgjohumeMcn (@zgjohumemcn)



lokimagazine