Objekte misterioze u panë duke rënë nga qielli dhe duke u shpërbërë në disa shtete të Amerikës, duke lënë mijëra njerëz të habitur.
Ngjarja është parë në disa pjesë të Kolorados, Teksasit, Oklahomës dhe Kansasit. Dhjetëra dëshmitarë raportuan fenomenin rreth orës 9:00 pasdite, duke thënë se dritat kaluan nëpër qiell për deri në 60 sekonda para se të zhduken.
Një banor i Teksasit e përshkroi si “ngjarjen më të ndritshme të meteorëve që kam parë ndonjëherë”, shkruan A2.
Megjithatë, eksperti Jonathan McDowell konfirmoi se gjithçka është parë në qiell ka qenë shpërthimi i një prej satelitëve të Starlink të SpaceX që po rikthehej në atmosferën e Tokës.
McDowell theksoi se thuajse çdo ditë ka një rikthim të satelitëve të Starlink.