Lajme

O’Brien arrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pritet në takim nga Kurti

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar për takimin, i cili është paralajmëruar të filloj në orën 15:00.