Shëndetësi

OBSH: Obeziteti te fëmijët, alarm global

OBSH ka ngritur alarmin për rritjen e kequshqyerjes dhe obezitetit te fëmijët. Për këtë, ajo ka kërkuar që të gjitha vendet të promovojnë ushqyerjen e shëndetshme në shkolla.

Për herë të parë, OBSH po këshillon vendet të miratojnë një qasje që të gjitha shkollat, ku ushqimi dhe pijet e ofruara në institucionet arsimore, nga kopshtet, çerdhet dhe shkollat, si dhe të gjitha mjediset e tyre, të jenë të shëndetshme.

Sipas OBSH, shkollat janë në vijën e parë të barrës së dyfishtë të kequshqyerjes. Në vitin 2025, rreth 1 në 10 fëmijë dhe adoleshentë në moshë shkollore në të gjithë botën ishin obezë, duke tejkaluar për herë të parë numrin e fëmijëve që janë nën peshë.

Ndërsa në Europë, nga fëmijët e moshës shkollore, një në tre janë konstatuar mbipeshë. 8% e tyre janë nën moshën 5 vjeç.

OBSH thekson se situata është alarmante, pasi nuk ka pasur pothuajse asnjë përparim në uljen e prevalencës së mbipeshës te fëmijët, duke nënvizuar nevojën urgjente për ndërhyrje për të adresuar shqetësimet shëndetësore në rritje.

OBSH rekomandon që shkollat të përmirësojnë ofrimin e ushqimit në shkolla për të promovuar konsum më të madh të ushqimeve dhe pijeve që mbështesin një dietë të shëndetshme.

Të Ngjashme