Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare që më parë pengonin qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.

OEK ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale. “Ne vlerësojmë angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për t’i rikthyer vendit tonë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. OEK-u mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të fuqishëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Të Ngjashme