Lajme

​Oda Ekonomike Shqiptare e quan joproporcionale kërkesën për dënime në Hagë

Oda Ekonomike Shqiptare shpreh shqetësimin e thelle ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për dënimin e krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burg secili, në total 180 vjet burgim.

Sipas kësaj ode, kjo kërkesë është joproporcionale dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë ndërkombëtare, duke rrezikuar barazimin e një lufte çlirimtare me agresionin shtetëror të Serbisë.

“UÇK-ja ishte përgjigje ndaj shtypjes dhe krimeve sistematike mbi popullin shqiptar dhe përbën themelin e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Oda Ekonomike Shqiptare vlerëson po ashtu se goditja e figurave kryesore të luftës çlirimtare dëmton besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe cenon stabilitetin politik e institucional te vendit.

Oda Ekonomike Shqiptare bën thirrje për një proces te drejtë, te paanshëm dhe të bazuar në fakte, në respekt te së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.

Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, dje ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ajo ka pretenduar, se të akuzuarit kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të Ngjashme