Lajme

OFL-ja i sekuestroi apartamentin para pesë vitesh në Durrës, familja denoncon: Jepet me qira ditore!

Pesë vjet pas vendosjes së sekuestros preventive mbi një apartament në Plazhin e Durrësit, Gjykata e Posaçme ende nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes.

Sipas familjarëve të personit ndaj të cilit u nis hetimi pasuror, ata nuk mund ta përdorin më banesën, ndërsa pretendojnë, duke e ilustruar edhe me pamje filmike, se ajo po jepet me qira për turistë të huaj.

Historia nis në dhjetor të vitit 2020, kur Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi Elton (Isa) Ferizit të verifikonte burimin e pasurive.

See also  “Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”/ Meteorologia tregon se kur do përmirësohet motiI dënuar në vitin 2011 për “Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, ndaj tij u zhvillua hetim pasuror, ndërsa në vitin 2021 u sekuestrua i vetmi apartament (65,4 m2) që figuron në pronësi të motrës së tij, Suada Ferizi.

Prindërit, që jetojnë në Itali, thonë se banesa u ble me kursimet e tyre dhe përdorej sa herë ktheheshin në Shqipëri.

Ata pretendojnë se dy vitet e fundit ajo është përdorur si shtëpi pushimi dhe është dhënë me qira ditore, ndonëse është në pronësin? e tyre.

See also  “Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”/ Përlotet Anita HaradinajFamiljarët thonë se gjithçka nisi rreth 15 vite më parë, kur Shpresa e denoncoi të birin për shkak të varësisë nga lëndët narkotike dhe dhunës që ushtronte ndaj saj. Pas këtij denoncimi, ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg

Ndërsa familja pret një vendim të gjykatës, rasti ngre një çështje me interes publik: si administrohen pasuritë e sekuestruara gjatë viteve që presin një vendim gjyqësor dhe sa transparent është ky proces./tch

Të Ngjashme