ShowBizzz

Ofroj shpërblim 500 mijë euro për gjetjen e qenve të saj, Lady Gaga refuzon të paguajë

Lady Gaga përjetoi një grabitje të tmerrshme me armë në vitin 2021, kur hajdutët ia rrëmbyen dy nga tre qenët e saj francezë.

Njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë falë kujdestarit, i cili u qëllua nga grabitësi.

Kjo ishte traumatike për të, kështu që ajo vendosi një shpërblim prej 500 mijë eurosh për këdo që mund t’i kthente kafshët e saj shtëpiake.

Një grua, Jennifer McBride, arriti t’i kthejë ata shëndoshë e mirë. Pra, Lady Gaga do t’i jepte paratë që i ofroi.

Por gjithçka ndryshoi kur dy muaj më vonë tre hajdutët u arrestuan për grabitjen dhe tentativën e vrasjes.

Përveç tre të arrestuarve, ishte edhe një grua e dyshimtë që i kishte ndihmuar. Dhe ai bashkëpunëtor ka qenë personi që ia ka kthyer qentë këngëtares.

Kjo më pas u akuzua si bashkëpunëtore në vjedhjen e qenve të Lady Gagas.

Avokati i të dyshuarit argumentoi se ajo nuk kishte ‘absolutisht asnjë përfshirje në vjedhjen e qenve’ dhe ishte thjesht ‘një grua që i do qentë’.

Pasi mësoi për akuzat, artistja e famshme refuzoi të paguante shpërblimin dhe kështu Jennifer McBride e paditi atë.

Gaga i kërkoi Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Los Angeles që të rrëzojë padinë.

Gruaja në fjalë ndërkohë kërkon që Lady të paguajë dëmshpërblimin e saj.

Do të duhet të presim deri më 10 korrik për të parë se çfarë vendos seanca për këtë çështje.