Bota

Olena Zelenska refuzon të ulet pranë gruas së Navalny në fjalimin e Joe Biden

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka refuzuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në fjalimin e Joe Biden. Sipas The Washington Post, Jill Biden dëshironte të ulej pranë Zelenska dhe Yulia Navalnya, e veja e Alexei Navalny, dy gra që janë simbole të rezistencës ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Por prania e Navalnaya shkaktoi shqetësim për ukrainasit. Megjithëse bashkëshorti i saj i ndjerë përshëndetet gjerësisht si një ikonë që vdiq duke kundërshtuar Putinin, trashëgimia e Navalny-t në Ukrainë është e turbullt nga deklaratat e kaluara se Krimea, të cilën Putin e aneksoi në 2014, i përkiste Rusisë.



/tiranapost