14
Olsi Bylyku ka folur ne lidhje me një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes së tij me ish-partneren, Egli Takon, duke pranuar se sot ndihet i penduar për të.
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, të moderuar nga Arbana Osmani, Olsi foli hapur për vendimin që ka marrë për ta ndryshuar tatuazhin, i cili dikur kishte një domethënie sentimentale.
“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit,” tha Olsi gjatë intervistës, ku ishte i ftuar se bashku me aktorin e njohur Nik Xhelilaj.
Ky tatuazh kishte qenë pjesë e një simbolike çiftore, për të cilën kishte folur më herët edhe vetë Egli, në një intervistë të dhënë në vitin 2023.
Ajo kishte shpjeguar se, pavarësisht se fillimisht ishte një “couple tattoo”, e sheh atë si diçka personale dhe me kuptim për veten.
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën.”
ks
