Prej disa javësh tashmë përflitet se Luiz Ejlli, fitues i “BBVIP” dhe “rivalja” e tij më e madhe, Olta Gixhari, do të jenë protagonistë të një filmi të ri komedi, disa detaje për të cilin janë zbuluar në mediat rozë.
Edhe vetë Olta e konfirmoi në puntatën e fundit të post-Big Brother që do të nisnin një projekt, ndërsa Luizi më parë kishte lajmëruar se kishte marrë disa skenare filmash dhe ishte gati ta provonte karrierën si aktor.
Sot na ka ardhur edhe konfirmimi përfundimtar, që fansat e tyre me shumë gjasë mezi e prisnin, që po Luizi dhe Olta do jenë krah njëri-tjetrit në film, madje jo vetëm kaq, por tani produksioni ka nisur zyrtarisht punën.
Këtë e kuptojmë nga një foto që këngëtari ka postuar pak më parë në InstaStory, teksa shfaqet bashke me Oltën, të dy lexuar skenaret përkatëse, cka do të thotë se edhe xhirimet mund të kenë nisur.
Mezi presim të shohim kiminë e dy artistëve në film, që me siguri do na dhurojë mjaft të qeshura, njësoj si dyshja na dhuroi mjaft momente gazmore gjatë qëndrimit në “BBVIP”, sa herë që nuk ishin duke “urryer” njëri-tjetrin.