Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të dytë! Një lajm i bukur po qarkullon ditën e sotme lart e poshtë. Burime pranë IconStyle kanë konfirmuar se aktorja shqiptare, e cila me “dhunë” arrti të hynte në zemrat e shqiptarëve, është në pritje të ëmbël.
Përveç vogëlushit të saj, Amarit, Olta dhe bashkëshorti i saj, Dori, do të bëhen me një tjetër bebush/bebushe.
Kujtojmë se disa ditë më parë Olta ishte në Spanjë ku bëri disa analiza për të cilat tha se i kishin dalë shumë mirë. Mirëpo, nuk dha më tepër detaje. Ndërkohë, vlen të risjellim dhe njëherë dhe lajmet që kanë qarkulluar disa javë më parë.
Në premierën e filmit “ Ne kuadër të dashurisë” në Tuz të Malit të Zi, Olta shihej teksa e kishte barkun paksa të rrumbullakosur, ky detaj nuk i shpëtoi syrit kritik të ndjekësve të cilët hodhën dyshimet e para në rrjetet sociale, dhe si duket paskan pasur të drejtë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb