
Aktorja Olta Gixhari ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.
Ajjo ka publikuar disa fotografi familjare, ku shihet me të birin dhe prindërit e saj, ndërsa uron festën.
“Gëzuar Bajramin. Zoti iu bekoftë”, ka shkruar Olta në mbishkrimin e fotove të realizuar në Stamboll.
Ndërsa, të shumta kanë qenë urimet e miqve dhe fansave të saj në hapsirën e komenteve.